Daja i Hekuran Billës rrëfen profilin tjetër të nipit të tij: Ai ka qenë kampioni i mundjes në gjithë Britaninë. Vrasjen në Londër nuk e bëri ai

0
Hekuran Billa

Daja i të ndjerit Hekuran Billa, Kujtim Lleshi, ka treguar një version tjetër të profilit të nipit të tij, të dënua nga shteti anglez për vrasjen e Prel Markut, një ngjarje ku u plagosën tre të tjerë.

Ai shprehet se media ka spekuluar, pasi sipas tij nipi nuk ka pasur gisht në këtë ngjarje dhe se ka përfituar lirinë.

Lleshi nënvizon se Billa ka qenë shumë i njohur në Britani si mundës, duke shtuar se e kanë pasur simpati shumë njerëz.

40 vjeçari u ekzekutua me armë me silenciator te Komuna e Parisit, ku u raportua për një hakmarrje të hershme që daton nga viti 2006.

Gazeta “TemA” publikon më poshtë letrën e plotë të Kujtim Lleshit:

“Te vrane per se dyti nipi im i dashur.

Ti pate fatin e keq te perballesh me kriminele,dhe humbe jeten por ne patem fatin e keq te degjojme nga mediat lajme te felliqura qe tu ngarkuan ty.

Kush ishte Hekuran Billa.

Ne Vitin 1999 emigroi nga qyteti i Kukesit ne Londer.Ishte 19 vjeq.Punoi atje por edhe u mor me sportin e mundjes.

U shpall dy vite rrjesht kampion i gjith Britanise ne mundje.

Ate kohe kur ne nuk e njihnim akoma shijen e dokumentave,Nipi im fitoi qytetarine Britanike.Kjo si rezultat i sjelljes shembullore dhe sukseseve ne sport.

Fati i keq i tije qe u ndodh ne vendin e gabuar,ne nje lokal ku u krye nje vrasje.

Miku i tij i afert ishte perplasur me nje grup njerezish dhe ate nate rane ne gracken qe ju pregatit….rezultati u vra njeri nga kundershtaret.

Nipi im u arrestua dhe u denua se bashku me ate personin qe kreu vrasjen…

Si gjithmone qe ne e hame mori denimin maksimal.

Une nuk kuptoj se si mund ti vishen nje njeriu,te gjith ato akuza,kur ai ishte ne burg i akuzuar vetem per vrasje.
Ku ishte prostitucioni?

Po droga?Ku i moren keto informacione….

Nipi u lirua me kusht sepse cdo rrethane e lehtesonte….qindra mijra njerez te njohur e panjohur qe moren sot pjese ne varrim e deklaruan sjelljen e tije perfekte….

Ishin sot intelektuale artiste qe e oercollen ne banesen e fundit…

Ishte nje fatkeqesi qe i ndodhi,por u perlye me fjalet,kontigjent krimi precedente penale,vrases etj.
Jane me qindra qe kane njohur dashamiresine e tije…

Por si cdo gje qe eshte ketu paradoks edhe per nipin tim keshtu ndodhi.

Paqi faqen e zeze o gazetare te felliqur.

Zoti te dhurofte parajsen nip…

Faleminderit ju miq qe me ngushelluat….”

Artikulli i mëparshëmRikthehen martesat si qëmoti: Emigrantët i besojnë më shumë një mblesi për të gjetur nuse. Ja cilat qytete kanë më shumë kërkesë
Artikulli i radhësPolicia në kërkim të pronarit, harron gjatë udhëtimit floririn me vlerë 200 mijë dollarë