Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria me anë të një statusi në “Facebook”, ka kritikuar testin e Maturës Shtetërore për Gjuhën dhe Letersinë.
Maria jep për ilustrim një pyetje, ku maturantëve iu thuhet se çfarë do të thotë fjala “dlirnja”, ndërsa sipas saj, asnjëra nga alternativat nuk korrespondon me fjalën e saktë.
Postimi i vajzës së Lasgush Poradecit, Maries:
Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rene ne testet e maturave 2020 me date 11 qershor 2020. Ne test thuhej qe si eshte kuptimi i fjales “dlirnja” dhe alternativat ishin
1-gezohem
2)-çlirohem
3-gjunjezohem
4- shmangem.
Ata qe bejne testet jane komplet injorante. Asnjera nga keto nuk eshte kuptimi i fjales dlirnja. (strofa e katert) Turp te kene. Ju si mendoni?