Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë tek Infektivi, pasi ishte konfirmuar pozitive me COVID-19.
E moshuara ishte në intubim. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera. 82-vjeçarja ndodhej te Hematologjia në QSUT, aty ku mendohet se u infektua me koronavirus.
Pasi rezultoi pozitive, e moshuara u shtrua te Spitali infektiv. Mendohet se mjekët ose infermierët te Hematologjia e kanë infektuar 82-vjeçaren, raporton MAPO.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në Spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar,” deklaroi MSH.