Skandal në Premier League: Goal-line Technology nuk funksionoi, dënohet Sheffield

0

Goal-line Technology tradhëton në ndeshjen e parë të Premier League pas tre mujash stop. I pabesueshëm episodi që ndodhi pak para pushimit në sfidën mes Aston Villa e Sheffield United: portieri i vendasve, Orjan Nyland, kap topin në një goditje dënimi të Norwood, por tërhiqet shumë dhe futet brenda vijës. Imazhet nuk lënë dyshime: topi ka hyrë plotësisht. Arbitri Oliver nuk jep gol për shkak të një problemi teknik. Të kota protestat e vendasve. Sipas rindërtimit të medias angleze, ora e arbitrit ka sinjalizuar golin vetëm në dhomat e zhveshjes. E ndërkohë, ka ardhur edhe një komunikatë e Hawk-Eye Innovations, shoqëria që adminsitron sistemin e Goal-line Technology: “Portieri, mbrojtësi e traversa mbulonin telekamerat, nuk kishte ndodhur kurrë në 9000 ndeshje. I kërkojmë ndjesë Premier League e Sheffield”.

KOMUNIKATA E HAWK-EYE INNOVATIONS

“Gjatë pjesës së parë të Aston Villa-Sheffield United është verifikuar një incident me Goal-line Technology, në të cilin topi ka kaluar vijën e portës bashkë me portierin e Aston Villa, numri 25 Nyland. Arbitrat nuk kanë marrë një sinjal as nga ora e as nga kufjet. Shtatë telekamerat prezente rreth portës ishin të mbuluara nga portieri, mbriojtësi e traversa. Një nivel i tillë errësimi nuk ishte verifikuar kurrë në mbi 9000 ndeshje në të cilat sistemi ynë ka qenë operativ. Sistemi ishte testuar para fillimit të ndeshjes e u konfirmua funksional nga arbitrat, duke qenë në funksion gjatë gjithë ndeshjes. Hawk-Eye kërkon ndjeësë pa asnjë rezervë ndaj Premier League, Sheffield United e të gjithë ata që kanë mbetur të goditur nga ky incident”.

Artikulli i mëparshëmProjektligji i ri, i gjithë bregdeti në duart e kryeministrit
Artikulli i radhësSHBA i vë sanksione, gruas “kukull” të Asad