Një aksident në të cilin janë përfshirë shumë automjete ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Tiranë – Shkodër, në afërsi të Thumanës.
Nga burimet në terren mësohet së në aksident janë përfshirë disa mjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Dyshohet se shkak për aksident është bërë trafiku I rënduar në këtë segment rrugor dhe humbja e kontrollit nga një prej drejtuesve.