Fileto pule me kunguj

0

1-2 fileto pule
2 kunguj të njomë
1 filxhan oriz basmati
1 kokërr qepë

1 thelpi hudhër
3-4 lgj vaj ulliri
½ lëng limoni
3-4 filxhanë lëng pule
Borzilok ose nenexhik
Kripë, piper

Presim filetot e pulës në kubikë në drejtim të kundër të fijeve. Presim më pas kungujt në gjysëm rrathë. Në një tigan të thellë hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë duke e spërkatur me kripë dhe piper. Pasi qepa të jetë kaurdisur shtojmë filetot e pulës dhe i lemë derisa të ndryshojnë ngjyrë. Më pas shtojmë kungujt dhe orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Lëngun e pulës e kemi ngrohur dhe e shtojmë në gatim së bashku me pak lëng limoni. Në fund shtojmë hudhrën të grirë në rende, e mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë gatimin në temperaturë mesatare për 10 minuta. Heqim kapakun, shtojmë pak vaj ulliri dhe disa gjethe borziloku ose nenexhiku. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë kaçkavall të fortë të grirë në rende.

Artikulli i mëparshëmNafta/ Sa do të zgjasë rritja e pandalshme e çmimeve si pasojë e uljes së prodhimit? Bursa për datën 22 Qershor 2020
Artikulli i radhësShqiptarët sherr të dhunshëm me afrikanët në burgun italian, kërkonin të ishin “kapot”