Mbyllja e Teksasit për të dytën herë ‘do të jetë opsioni i fundit’

0

Në shtetin amerikan të Teksasit, virusi thuhet se po përhapet me “një shkallë të papranueshme”, ndërkohë që guvernatori paralajmëroi se mund të duheshin kufizime më të ashpra për ta kontrolluar atë.

Guvernatori Greg Abbott tha në një konferencë për shtyp të hënën se ai shpresonte se do të ishte e mundur të “mbrohej jetesa në Teksas” duke shtuar se” mbyllja e Teksasit përsëri do të mbetej gjithmonë opsioni i fundit.”

Numri i njerëzve që janë shtruar në spital me Covid-19 në Teksas çdo ditë është dyfishuar këtë muaj në krahasim me majin, tha guvernatori.

Ai shtoi se ishte i sigurt se përhapja mund të vihej nën kontroll nëse njerëzit do të mbanin maska.

“Unë e di se disa njerëz mendojnë se maska është e papërshtatshme ose është si një shkelje e lirisë,” tha ai, “por gjithashtu unë e di se mbajtja e një maske do të na ndihmojë ta mbajmë Teksasin të hapur”.

Artikulli i mëparshëmBritaniku kapet me 127 gramë kokainë, e fshehu në lodrën e seksit
Artikulli i radhësBen Blushi i zë detin Carapulit, shpërthen sherri mes miqve të Ramës