Humbja në peshë, të shpëtoni nga COVID-19’/ Ekspertja shëndetësore thirrje njerëzve

    0

    Duke qënë “shumë, shumë e shqetësuar” për një valë të dytë të Covid-19, Zv/ Drejtoresha kryesore e mjekësisë në Angli u bëri thirrje njerëzve që të ndërmarrin veprime tani – sikundër është humbja e peshës – për ta mposhtur virusin.

    Sipas Dr. Jenny Harries tha që do jetë “një rrugë e gjatë për t’u përshkuar” që të mposhtet koronavirusi, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të vetëkënaqen, duke mbajtur distancimin social dhe kufizimin e ndërveprimeve sociale, raportonTheIndependent.

    “Virusi është akoma në mes nesh, po kërkon më shumë njerëz për të infektuar dhe ne duhet ta ndalojmë atë”, i tha ajo ITV.

    Ajo tha se ka lajme të mira rreth Covid-19, sikurse fakti se fëmijët nuk sëmunden rëndë nga Covid-19, por ka edhe faktorë rreziku, siç është mbipesha.

    “Obeziteti është në të vërtetë problematik dhe kjo është një nga gjërat në të cilin mund ta bëni ndryshimin”, tha ajo.

    Dr Harries tha që nevojiten më shumë hulumtime në lidhje me këtë segment.

    Artikulli i mëparshëmMësoni 10 sekrete të Whatsapp
    Artikulli i radhësU rrah brutalisht nga ‘Rustem pasha’, për herë të parë fotot rrënqethëse të Deniz Bulutsuz