Në janar të këtij viti, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë.Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.
Të rralla janë rastet kur të voglën e kemi parë në rrjete sociale, pasi dyshja preferon ta mbajë larg syve të publikut.
Mirëpo, sot Loriku ka ndarë foton më të ëmbël me të bijën, që na i shkriu fare zemrat!
Enkeleida tashmë është rritur aq sa të bëjë “tifo” me babin për ndeshjet e futbollit.
Në pozën e publikuar disa minuta më parë, ish-kapiteni shfaqet duke parë me të voglën garat e FIFA-s, ndërsa i ka ngritur asaj duart lart.
Megjithëse nuk e ka treguar portretin e saj, dallojmë që Enkeleida është një bebushe bjonde që me siguri s’i ka lënë gjë mamasë së saj.
Loriku dhe Monica janë gjithashtu prindër të një vogëlushi që quhet Boiken.