Një ‘çmenduri’ ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë një karvan makinash dasme të cilat kanë ndaluar në mes të autostadës.
Në pamjet e publikuara nga JOQ, krushqit kanë zbritur nga mjetet e tyre me boritë e mjeteve takuar, teksa dhëndri ka zbritur nga mjeti po ashtu dhe ia ka marrë vallëzimit në mes të autostradës.
Ende nuk dihet se si është pritur ky veprim nga ana e drejtuesve të mjeteve që e frekuentojnë këtë aks të rëndësishëm, por ajo që duhet theksuar ka të bëjë edhe me respektimin e masave parandaluese të përhapjes së pandemisë.