“U bëre si tjerat, i hyne thikës”/ Fifi shpërthen ndaj ndjekësve

0

Këngëtarja Filloreta Raçi së fundi ka realizuar një intervistë të vogël me ndjekësit e saj ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth jetës së saj private ashtu edhe projekteve të reja muzikore.

Pasi ka marrë shumë mesazhe dhe komente ofenduese apo kritika rreth humbjes së peshës ajo ka reaguar në një status ku sqaron një herë e mirë se arsye pse është dobësuar ka qenë për shkaqe shëndetësore.

Ka nga ata ndjekës që mendojnë se ajo i është nënshtruar operacioneve plastike për tu dobësuar dhe këngëtarja ka sqaruar të vërtetën duke u shprehur:

“Po marr shumë komente të tipit “u bone si tjerat”, “i hyne thikës”. Pa harru ofendimet e panumërta të cilat të vrasin dhe njerëzve nuk ju bohet vonë sepse skanë me ca mirren edhe dun me nxjerr mllefin që kanë aty ku nuk duhet dhe nuk ju takon. Unë e kam thënë para dy vitesh që puna e dobësimit tim ka qenë urgjente për punën e shëndetit tim personal, po ca me bo që njerëzit e painformuar e vazhdojnë sagën e vrerit.  Gjthsesi unë jam e lumtur dhe jom prap ajo që isha sikur me 25 kile më shumë sidhe inshallah do jem kështu dhe s’do ndryshoj”, shkruan ajo në statusin e saj.

Artikulli i mëparshëmShifrat / Ndikimi i pandemisë tek industria e reklamave, kush ‘fiton’ dhe kush ‘humbet’?
Artikulli i radhësKonsulli i nderit në Liban: Ka zëra për sulm me raketë, shqiptarët janë mirë