Mbyllen shkollat: Gjermania rikthen fëmijët në shtëpi, pas shpërthimit të infeksioneve

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 53208139_303-700x383-300x164.jpg

Qindra fëmijë u dërguan në shtëpi të Premten ndërsa Gjermania mbylli dy shkolla pas një shpërthimi të infeksioneve me koronavirus, një goditje e re për shpresat për një rikthim në normalitet pas pushimeve të verës.

Ditë pasi shkollat në shtetin e Mecklenburg-Pommerania Perëndimore u bënë të parat që rihapën me kohë të plotë pas pushimit, 800 studentë u detyruan të shkojnë në shtëpi nga gjimnazi Goethe në Ludwigslust pasi një mësues testoi pozitiv për Covid-19, raporton AFP.

Mësuesi i infektuar nuk ka dhënë asnjë orë mësimi pasi shkolla e mesme u rihap të hënën, por të gjithë 55 mësuesit do të duhet të testohen për virusin.

Shkolla do të mbetet e mbyllur të paktën deri të Mërkurën, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga rrethi.

Më vete, 100 nxënës nga një shkollë fillore në rrethin Rostock janë vendosur nën karantinë për dy javë pasi një nxënës u konfirmua i infektuar.

Artikulli i mëparshëmSHIFRAT: Ndikimi i COVID-19 në konsumin dhe kursimet e familjeve europiane
Artikulli i radhësSTUDIMI: Ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19