Kujdes! Shkencëtarët zbulojnë një tjetër simptomë “të çuditshme” të koronavirusit: Lemza

    0
    Are Hiccups a Sign of Something Serious? | | Keck Medicine of USC

    Virusi Corona ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë jetën e miliona njerëzve kudo nëpër botë.

    Ndërkohë që kanë vdekur më shumë se 700 mijë njerëz që prej fillimit të pandemisë, ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se janë shtuar simptoma të reja të Covid-19. Bëhet fjalë për lemzën.

    Mësohet se një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte shfaqur simptoma të tjera, por ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3 gradë.

    Ndërkohë pas një skanimi në në mushkëri u pa që luftonte me një sëmundje.

    Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për Koronavirus. Më vonë temperatura iu rrit në 38.4 gradë.

    “Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar.

    Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19.”– njoftoi spitali i Çikagos.

    Në këtë mënyrë mjekët nga Cook County Health, Chicago, kanë konstatuar se nuk duhet përjashtuar as lemza si simptomë e Covid-19.

    Shumica e njerëzve mendojnë se lemza nganjëherë zgjat disa minuta. Zakonisht duhet të prisni që vetvetiu të largohet.

    Artikulli i mëparshëmRriten tensionet në Egje! Turqia e vendosur, nis anijet e kërkimit për gaz dhe naftë: Na lejohet t’i fundosim grekët
    Artikulli i radhësManastiri i Mesopotamit në Sarandë, aty ku mbivendosen kultura dhe historia