Verifikohet rasti i parë: Nga nënat, antitrupat kalojnë te fëmija në bark

    0

    “Një fëmijë i sapolindur në Vranja të Serbisë raportohet se ka trashëguar nga nëna antitrupat kundër CoVid-19”, raporton spitali i Vranjës në Serbi që përmes drejtoreshës së pavionit gjinekologjik, Gordana Djordjeviç, ka sqaruar se fëmija ka rezultuar negativ ndaj CoVid-19, por me antitrupa ndaj virusit. 

    E ëma sipas medias B2 mësohet se e ka kaluar koronavirusin në muajin e nëntë të shtatzanisë, asimptomatike, çka sugjeron se ajo ka zhvilluar antitrupa që thuhet se i janë trashëguar fëmijës së vet. Është një dritare e re në luftën kundër koronavirusit dhe që, jep shpresë për shëndetin e fëmijëve.

    Artikulli i mëparshëmDurrësi ngjitet në vendin e dytë: qyteti më i madh pas Tiranës
    Artikulli i radhësSi morën fund 7 miqësitë e ngushta mes VIP-ave shqiptarë