Aktorja amerikane Alyssa Milano e cila rezultoi pozitive me COVID-19 ka treguar me anë të një video në rrjetet sociale se pas shërimit nga virusi kanë filluar t’i bien shumë flokët.
Në fund të videos aktorja 47-vjeçare është shprehur: Vendosni atë maskë të mallkuar.
Ekspertët janë shprehur se shumica e pacientëve që kanë kaluar COVID-19, po vuajnë effluvium telogjen (TE), një gjendje e përkohshme që përfshin rënien e flokëve, të shkaktuar nga stresi fizik ose emocional, ethe të larta, sëmundje ose humbje peshe mbi 9 kg, sipas WebMD.