Pas rastit të salmonit, Kina deklaroi se ka gjetur gjurmë koronavirusi te mishi i pulës që vjen nga Brazili. A është kjo pjesë e luftës tregtare? A duhet të druhemi?
BILD
Ky lajm ta heq oreksin!
Autoritetet kineze kanë zbuluar gjurmë të virusit korona në krahët e pulave të importuara nga Brazili.
Qyteti jugor i Shenzhenit njoftoi se një mostër nga sipërfaqja e krahëve të pulës kishte rezultuar pozitive për virusin.
Testimet e koronës u organizuan për të gjithë njerëzit që mund të kishin qenë të ekspozuar ndaj produkteve.
Sidoqoftë, të gjitha testimet rezultuan negative- gjurmët e virusit nuk do të thonë domosdoshmërisht se janë infektuese.
Kina ka nisur importin e mishit, peshkut dhe ushqimeve të detit, që kanë mbërritur në portet kryesore të vendit gjatë muajve të fundit. Sipas autoriteteve, gjurmët e virusit u zbuluan kohët e fundit edhe në ushqimet e detit të importuara në qytetin verior të Dalian. Dhe gjatë shpërthimit të koronavirusit në kryeqytetin Pekin në qershor, u tha se ishte gjetur virus te salmoni i importuar.
Por në fund mos harroni: Sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, nuk ka fare ose ka një rrezik shumë të ulët që koronavirusi të transmetohet përmes ushqimit.