Sara Hoxha, ka zbuluar në Instagramin e saj se është infektuar nga COVID-19.
Në profilin e saj në Instagram, në rubrikën “Ask me a question”, Sara i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi, i cili e ka pyetur nëse është e sigurt të udhëtohet gjatë pandemisë.
Në përgjigjen e saj Sara tregon se është infektuar me Covid-19 teksa ka qenë me pushime në Dhërmi.
“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok (të udhëtosh). Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë në rregull.
Nuk jam eksperte, kështu që bëni kërkimet tuaja dhe besoni atë që mendoni”, shkruan Sara.
Ajo ka rrëfyer se simptomat i janë shfaqur menjëherë, ndërsa djali dhe bashkëshorti i saj Ledion Liço i kanë shpëtuar infektimit.
“Unë jam më mirë tani. U infektova rreth një muaj më parë në plazh, së bashku me disa miq. E kuptova menjëherë që e kisha pasi kisha dridhje të tmerrshme të trupit dhe më pas ethe, lodhje, dhe një dhimbje të çmendur koke që ma bënte të pamundur të shihja dritën.
Zgjati 4-5 ditë. Kam fjetur 16-17 orë në ditë, çfarë është shumë e pazakontë për mua. Në ditën 6/7 nuk mund të nuhasja apo të ndjeja shije…Gjithçka filloi të përmirësohej në ditën e 10. Ethet zgjatën dy ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan dhe unë u largova për dy javë.
Simptomat janë të vështira (ndonëse unë jam me fat) por presioni mendor nga izolimi dhe frika që të shkakton Koronavirusi është një çmenduri! Akoma nuk ndihem 100%. Mund të them që jam diku te 60-ta. Ankthi im është i vazhdueshëm, nuk fle mirë, punët e përditshme më lodhin shpejt dhe flokët vazhdojnë të më bien”, ka shkruar Sara.