Rusia ka gati një vaksinë të dytë kundër koronavirusit: Nuk ka efekte anësore

    0

    Rusia deklaroi të shtunën se është gati të prezantojë një vaksinë të dytë kundër koronavirusit, e cila sipas saj shmang efektet anësore që u hasën tek e para.

    Më herët gjatë këtij muaji, presidenti Putin nxitoi të prezantonte vaksinën Sputnik 5, por ajo u pasua nga një sërë kritikash për shkak të efekteve të shumta anësore që kishte.

    Shumë njerëz ishin skeptikë për efikasitetin e kësaj vaksine dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë me vaksinën e dytë e cila është pagëzuar “EpiVacCorona”.

    Kjo vaksinë e re është zhvilluar në një ish laborator sekret të epokës sovjetikë për kërkimet për armët biologjike, i cili është shndërruar në një institute virologjie, i njohur në mbarë botën.

    Shkencëtarë deklarojnë se testet klinike të kësaj vaksine do të përfundojnë në shtator dhe shtojnë se deri tani ajo është provuar te 57 vullnetarë dhe nuk ka shkaktuar asnjë efekt anësor tek ta.

    Artikulli i mëparshëmIDEO: Protesta në Minsk vdesin 2 persona, ushtria deklaron se nuk do të tolerojë akte të dhunës në Bjellorusi
    Artikulli i radhësEkspertët: Vala e dytë e koronavirusit, jo aq vdekjeprurëse sa në mars-prill