Abuzimi në fëmijëri mund të çojë në sëmundje në moshën e rritur

    0
    Parents talk about why kids should not be hit: 'It is completely ...

    Një studim i ri, i kryer në një qendër mjeksore në Boston, sugjeron se abuzimi në fëmijëri mund të shkaktojë probleme afatgjata të hormoneve që rrisin rrezikun për obezitet, diabet dhe probleme të tjera shëndetësore në moshën e rritur.

    Mjekët analizuan nivelet e peshës – rregullimin e hormoneve në 95 të rritur, të moshave 35 deri 65 vjeç, të cilët kishin vuajtur abuzim fizik, emocional apo seksual ose mungesë kujdesi si fëmijë. Ata u grupuan sipas ashpërsisë së abuzimit dhe neglizhencës.
    U morrën në studim tre hormone:
    • Leptin – përgjegjës për rregullimin e oreksit dhe e lidhur me nivelet e yndyrës,
    • Irisin – përgjegjës për metabolizmin e energjisë dhe
    • Adiponektin – i cili ul inflamacionin në trup.
    Të rriturit të cilët kishin vuajtur abuzime dhe neglizhime më të rënda gjatë fëmijërisë, priren që të kenë nivele më të larta leptine dhe irisine dhe nivele më të ulëta të adiponektinës. Parregullsitë në nivelet e këtyre hormoneve janë të gjithë faktorë rreziku për obezitet.
    Edhe pasi hulumtuesit morën në konsideratë ndryshimet në dietë, stërvitje dhe faktorë të tjera të jetesës, gjetën se nivelet e larta të leptinës dhe irisinës ishin ende të lidhura me abuzimin dhe neglizhencën në fëmijëri.

    Artikulli i mëparshëmEfektet anësore të stresit/ Sëmundja që na kaplon pa e kuptuar
    Artikulli i radhësIsh-ministri serb në plazh mes shqiptarëve, dikur i quajti “egërsira”