Shkencëtarët në universitetin e Hong Kongut raportojnë rastin e parë të një 30 vjeçari, i cili është infektuar sërish nga koronavirusi pas katër muajsh e gjysmë, kur dhe rezultoi pozitiv për herë të parë.
Sipas tyre, vëzhgimi i gjenomit tregoi për dy shtambe krejtësisht të ndryshme të virusit, duke e bërë atë personin e parë në botë që provohet të jetë riinfektuar.
Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon të mos arrihet në konkluzione duke u bazuar vetëm në rastin e një pacienti. Ndërsa ekspertët deklarojnë se riinfektimet mund të jenë të rralla dhe jo domosdoshmërisht të rënda.