Ushtria meksikane konfiskon kamionin e kartelëve të drogës që e kishin shndërruar në “tank”

0

Garda Nacionale e Meksikës ka konfiskuar një kamion të vogël të cilin kartelët e drogës e kishin shndërruar në një lloj tanku – të veshur me shufra metalike që i rezistojnë plumbave dhe shpërthimeve të fuqishme.

Ky zbulim ka ndodhur gjatë javës së kaluar kur policët po kryenin një operacion të fshehtë në Apatzingan, komunë kjo në shtetin e Michoacanit.

Fotografitë e publikuara gjatë të premtes së kaluar nga Garda Nacionale, shfaqin veturën e blinduar që u ndërtua nga kartelët e drogës me qëllim që t’i mbroj nga plumbat gjatë transportimit të drogës apo edhe të anëtarëve të lartë të bandave.

Përveç këtij modifikimi, brenda mjetit kishte hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e mitralozave të kalibrave të ndryshëm, kurse sipas mediave lokale ishte braktisur nga grupi Los Viagras, organizatë kriminale e formuar në vitin 2014. /Telegrafi/

Artikulli i mëparshëmStudimi në Britani të Madhe zbulon disa prej simptomave të zakonshme të COVID-19, të cilat shfaqen tek fëmijët
Artikulli i radhësÇmimi i naftës nën 40 dollarë për fuçi ndërsa COVID-19 kërcënon ekonominë globale. Bursa për datën 9 Shtator 2020