Një botë pa COVID-19, për sa kohë do të qëndrojë Antarktida e lirë nga pandemia?

0

Ekziston një botë e gjerë e lirë nga coronavirusi, ku njerëzit mund të lëvizin pa maska, si dhe ta vëzhgojnë pandeminë nga mijëra kilometra larg.

Sipas Euronews, Antarktiku është i vetmi kontinent në botë pa COVID-19.

Deri tani 1,000 shkencëtarë dhe të tjerë që e kaluan dimrin e ftohtë, po e shijojnë diellin për herë të parë në disa muaj.

Disa po sigurohen që virusi të mos vie nga jashtë nga kolegët e tjerë të cilët nuk gjenden për momentin në këtë kontinent.

Rob Taylor nga Stacioni i Kërkimeve Rothera në gadishullin Antarktik, përshkroi me disa fjali flluskën e tyre të vogël e të sigurt.

“Në përgjithësi, mund të them se posedojmë liri më të gjerë se sa në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë parasysh masat kufizuese”, u shpreh Taylor i cili mbërriti në tetor dhe i ka shpëtuar pandemisë.

“Ne mund të skijojmë, të shoqërohemi mes vete e të merremi me aktivitete fizike”, rrëfeu britaniku.

Kushtet unike të jetesës

Ashtu sikurse ekipet e tjera në të gjithë Antarktikun, Taylor dhe 26 kolegët e tij, duhet të merren me të gjitha llojet e detyrave në këtë botë të largët. Ata gatuajnë secili me radhë, bëjnë vëzhgime të motit si dhe meren me qepje.

Lidhjet e mira të internetit në këtë kontinent të largët kanë bërë që këta studiues ta shohin nga afër pandeminë, e cila ka rrethuar pjesën tjetër të planetit.

“Njerëzit përtej këtij kontinenti do të mund të na këshillojnë se si të mësohemi me mënyrën e re të jetesës”, tha Taylor.

“Ende nuk kemi praktikuar masat e distancimit shoqëror”, u shpreh ai.

Në Scott Base, (baza e Zelandës së Re në Antarktikë), raundet e mini-golfit me bazat e tjera të kontinentit kanë qenë pikat kryesore të dimrit në Hemisferën Jugore, mirëpo përfunduan në momentin kur u panë rrezet e diellit ditë më parë, raporton Euronews.

Ndërkohë mjeku Rory O’Connor, shpjegon eksperiencën e tij ku thotë se familja e tij në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ndërronte vendin me të.

“Ata nuk e kuptojnë se zbrita këtu”, thotë ai duke bërë shaka.

“Muaj të errësirës, të mbërthyer brenda me një grup të vogël”, rrëfen ai.

Testimi i kolegëve që vijnë nga jashtë

O’Connor shpjegon se ekipi do të testojë kolegët që mbërrijnë të hënën, disa javë me vonesë, kjo për shkak të kushteve klimatike.

Secili rast pozitiv nga virusi do të ndezë alarm në atë zonë, shpjegon mjeku.

Derisa COVID-19 ka tronditur disa lidhje diplomatike, 30 vendet që përbëjnë Këshillin e Menaxherëve të Programeve Kombëtare Antarktike (COMNAP), u bashkuan që në fillim për ta mbajtur virusin jashtë.

Kështu, duke parë që bota e jashtme po bllokohej që nga muaji mars, programet e Antarktikut e menduan se pandemia mund të bëhet një katastrofë e madhe. Me erërat më të forta në botë si dhe temperaturat më të ftohta, kontinenti mund të rezultojë i rrezikshëm për disa punëtorë.

“Një virus me nivele të lartë infektuese si dhe me vdekshmëri të lartë, mund të rezultojë me pasoja edhe në Antarktikë”, sipas një dokumenti nga COMNAP.

Izolimi total

Duke marrë parasysh që udhëtimi në Antarktikë mund të bëhet vetëm përmes fluturimeve ose me anije, përpjekja për të parandaluar virusin duhet të ndërmerret menjëherë, sipas organizatës COMNAP.

Nuk do të ketë më kontakte me turistët, paralajmëro ky këshill.

“Asnjë anije turistike nuk duhet të zbresë”, shton ekipi.

Dhe për ekipet e Antarktikut të vendosura afër njëri-tjetrit, vizitat e ndërsjella dhe ngjarjet shoqërore midis stacioneve ose mjediseve duhet të ndalohen, sipas organizatës.

Bazuar në situatën aktuale, punëtorët e këtij kontinenti prej kohësh kanë filluar me pastrimin e duarve në mënyrë të vazhdueshme, shkruan Euronews.

Ndërkohë ka pasur prurje të furnizimeve mjekësore dhe të tjera për stinën e dimrit, theksoi Stephanie Short, shefe e logjistikës për programin amerikan të Antarktikut.

“Ne kemi ri-planifikuar një sezonë të tërë kërkimesh brenda disa javësh, duke u përballur me nivelin më të lartë të pasigurisë që kam parë në gjithë karrierën time 25 vjeçare”, u shpreh ajo.

Bazat e Antarktikut shpejt i kaluan muajt e izolimit të njohura si fazat e dimrit. Tani me dritën e pranverës, prova tjetër e madhe ka filluar.

Operacioni i Deep Freeze

Operacioni Deep Freeze po përgatitet të transportojë rreth 120 njerëz nga porti i Christchurch i Zelandës së Re në stacionin më të madh të SHBA-së, McMurdo. Për të kufizuar kontaktet midis punëtorëve të Antarktikut dhe ekuipazhit të fluturimit, aeroplani krijoi një strukturë të veçantë ndarëse të tualetit.

Ekipi i amerikanëve nisi udhëtimin në fillim të muajit gusht, ata kanë qenë në izolim në dhomat e hotelit të Zelandës së Re. Për shkak të motit të keq, udhëtimi i tyre është shtyer dhe tani u planifikua për të hënën.

“Ne jemi duke u përpjekur ta bëjmë punën tonë, në mënyrë sa më të mirë”, u shpreh Anthony German, shefi i programit të SHBA-së në Antarktikë.

SHBA-ja do të dërgojë një të tretën e stafit të saj të verës. Kërkimet mund të hasin në probleme, megjithëse investimet në robotikë dhe instrumente që mund të transmetojnë të dhëna nga terreni do të ndihmojnë shumë, deklaroi Alexandra Isern, shefe e shkencave në Antarktikë për programin e Amerikës.

Ashtu sikurse vendet e tjera, Zelanda e Re, do t’ju japë përparësi grupeve afatgjata të të dhënave, disa të filluara në vitin 1950, të cilat matin klimën, nivelet e ozonit, deklaroi Sarah Willaimson, shefe ekzekutive e bazës së Zelandës së Re në Antarktikë.

Disa programe po shtyjnë operacionet e Antarktikut në vitin e ardhshëm apo edhe në vitin 2022, tha Nish Devanunthan, drejtori i bazës së Afrikës së Jugut në Antarktikë.

“Unë mendoj se shqetësimi më i madh për çdo vend është të jesh në gatishmëri për të shmangur sjelljen e virusit”, tha ai.

Masat paraprake shtrihen në qytetet hyrëse si në Cape Town, Christchurch si dhe në Hobart të Australisë. Secili vend ka protokolle karantine dhe testimi për puntëtorët që hipin në aeroplanë ose edhe në anije të cilat udhëtojnë në jug.

Sipas asaj që shkruan Euronews, disa javë më parë në stacionin McMurdo, punëtorët kanë kryer stërvitje për masat e distancimit shoqëror.

“Do të jetë e vështirë të mos vraposh dhe të përqafosh miqtë sapo të mbërrijnë”, tha menaxheri i stacionit, Erin Heard.

Sidoqoftë, Heard do të largohet nga ky kontinent po sa të arrijë ekipi tjetër në Antarktikë.

“Do të jetë shumë e çuditshme kur të kthehem, pasi do të dukem që vij nga ndonjë planet tjetër”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmNuk do ta besoni! Ky vogëlushi që shihni në foto sot është një nga reperët më të suksesshëm shqiptar
Artikulli i radhësCIA sfidon përdoruesit e rrjeteve sociale, poston dy fotografi në të cilat kërkon të gjejnë 10 ndryshime – vetëm një person i ka gjetur 12