Rritja e rasteve të reja, Izraeli drejt karantinës së dytë 3-javore! Ministri jep dorëheqjen

0
Medical team of Maccabi Health Services takes swab samples at a test station in Modi"in near Jerusalem, Israel, 13 September 2020

Izraeli do të vendosë një izolim të ri për të frenuar përhapjen e koronavirusit me kufizime të ashpra që hyjnë në fuqi në vitin e ri hebre. Bllokimi i dytë i vendit do të fillojë të premten dhe do të zgjasë të paktën tre javë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se masat do të kërkojnë kontributin e të gjithëve, pasi vendi ishte përballur me një rritje prej 4000 infeksionesh të reja ditore.

Një ministër ka dhënë dorëheqjen për të protestuar kundër kufizimeve. Ministri i Strehimit Yaakov Litzman, i cili drejton një parti hebraike ultra-ortodokse, tha se masat do parandalonin popullin hebre që të festonte festat e tyre fetare, duke përfshirë Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, në 27 shtator.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të tërhiqte partinë e tij nga koalicioni qeverisës. Izraeli ka regjistruar  1,108 vdekje nga Covid-19 dhe më shumë se 153,000 infeksione të konfirmuara.

Artikulli i mëparshëmPSV e nis me fitore, Robben “debuton” dhe dëmtohet pas 30 minutash
Artikulli i radhësMbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë, në protestat kundër Lukashenkos