Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 22-vjeçar ka prerë damarët dhe ka ndërruar jetë në vend.
Dyshohet se i riu e ka kryer aktin fatal në kushte të rënda psikologjike.
“Më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç, ku dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.