Janë zbuluar identitetet e autorit dhe viktimës së krimit në familje, të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Bathores në Tiranë.
Autori i këtij krimi është Agron Tanushi, ndërsa viktima është kunata e tij, Jetmira Hasani.
Nuk ka ende informacion se çfarë e ka shtyrë kunatin në këtë krim.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.