Kina pretendon se vaksina kundër koronavirusit do jetë gati në nëntor.
Reagimi vjen pasi një virologe e njohur e këtij vendi deklaroi se ka prova që faktojnë se virusi është prodhuar në një laborator.
Një drejtues i lartë i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë tha se vaksina do jetë gati për publikun në nëntor ose në dhjetor.
Wu Guizhen tha se puna për vaksinën po ecën shumë mirë.
Kina është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë. Aktualisht janë 9 vaksina nga 30 në total që kanë nisur testimet te njerëzit.
Së fundmi u tha se edhe një vaksinë që funksionon si spraj nazal ka hyrë në fazën e testimeve klinike.
Kina ka premtuar se do ua japë vaksinën partnerëve të saj.
Ndërkohë prodhimi i vaksinës është kthyer në një çështje politike dhe ekziston frika se kjo garë mund të lërë pas dore çështjet e sigurisë së vaksinës.