Bizneset harxhojnë para kot me personazhet e Instagramit joprofesionistë, VIP-at nuk kanë formim në fushën e marketingut (VIDEO)

0
How to Improve Your Influencer Marketing Campaigns - Veloce

Lauren Bekteshi, specialiste në fushën e marketingut dhe shitjeve, me disa vite eksperiencë në kompani me emër, mendon se marketingu përmes influencërve në Shqipëri nuk funksionon.

Në një intervistë për gazetën “Si”, ajo i konsideron influencerët (ndikuesit) ose VIP-at (personazhet e njohur) si supermarkete që shesin gjithçka, por në aspektin profesional nuk arrijnë dot të kenë sukses sepse nuk kanë strategji dhe nuk krijojnë fushata të mirëmenduara.

Teksa për një supermarket që shet gjithçka mendon një staf i tërë, duke vënë në punë të gjithë ingranazhet e makinës, vajzat ndikuese të instagramit, le të themi përpiqen që vetëm të shesin shumëçka duke vënë në dispozicion vetëm imazhin e tyre pa patur një formim në fushën e marketingut”- thotë Bekteshi.

Ajo mendon se përgjegjësia në fakt bie mbi liderat e biznesit që në një lloj mënyre i kanë “prodhuar” këta personazhe ndikues duke iu dhënë hapësirë dhe para për të reklamuar produktin.

Sipas Bekteshit, Marketingu i vërtetë dhe i studiuar është tjetër gjë.

Marrë nga GazetaSi

Artikulli i mëparshëmFOTOT/ Ish-gruaja i përgjigjet biznesmenit miliarder: Më vjen për të vjellë nga ty, kam punuar vetë e s’kam nevojë për paratë e tua
Artikulli i radhësGara e televizioneve këtë sezon, nga politika e “vjetër” te programet “dating”