Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka tash esa vite që është beqare dhe e përkushtuar vetëm në karrierën e saj.
Ajo ka qenë e martuar për shumë vite dhe në vitin 2014 u dirvorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Ganiu.
Bleona së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja të realizuara në plazh, ku shfaqte linjat trupore në bikini.
Në mbishkrimin e këtyre fotografive, Qereti iu drejtua një fakti rreth beqarëve, duke u shprehur se personat që kanë qenë beqarë prej shumë kohësh është vështirë të duhen, ngase janë mësuar me vetminë.
“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirë për t’u dashur, sepse ata janë mësuar të jenë beqarë, të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për ju në jetën e tyre”, ka shkruar Bleona në mbishkrimin e fotografive.
Bleona përndryshe është shpesh aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme, të cilat shpesh komentohen edhe nëpër media.