
Analistja e Biznesit Mira Pogaçi, e cila e fitoi betejën me koronavirusin, tregoi se sa i kushtoi trajtimi i COVID-19.
Ajo tha se ka bërë 3 vizita që i kanë kushtuar në total 9000 lekë, 2 sete analizash që i kanë kushtuar 223 mijë lekë, 2 tamponë për COVID me vlerë 240 mijë lekë, dhe 2 skaner me vlerë 220 mijë lekë.
Ndërkohë ilaçet që ajo përdori gjatë trajtimit janë: 2 antibiotikë me vlerë 30 mijë lekë, antivirali me vlerë 370 mijë lekë, holluesi i gjakut 108 mijë lekë, kortizoni dhe ilaci për kollë 10 mijë lekë, vitamina 50 mijë lekë dhe oksimetri 50 mijë lekë.
Në total, analistja Mira Pogaçi ka paguar për trajtimine COVID 1 milion e 391 mijë lekë.
3 Vizita 90.000 lekë (të vjetra)
2 sete analizash + test seriologjik 223.000 lekë
2 Tampone, në fillim dhe në fund 240.000 lekë
2 Skaner 220.000 lekë
Oksimetër 50.000 lekë
