Shtatë të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë, një prej tyre i shpallur në kërkim.
Policia e Tiranës njofton se këtë përsona u ndaluan pë vepra të ndryshme penale.
“U kap dhe u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg”, thuhet ne njoftim.
Ja njpoftimi i plotë:
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u kap dhe u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakort për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.