“Leku letër”, Elvis Naçi hap dhe një dyqan syzesh: Lutuni që të më ecë mbarë, o ju begatoftë Zoti (në rrjet plas gallata)

0
This image has an empty alt attribute; its file name is elvis-naci.jpg

Hoxha Elvis Naçi, pasi bleu një spital, tani ka vendosur të hapë një dyqan syzesh.

“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”, shkruan ai.

Por, në rrjet ka plasur humori me faktin që një imam merret dhe me dyqane syzesh.

Aq më tepër, po të shohësh foton e tij dhe të shoqesh, që pozojnë si dy modelë revistash.

Duke parë ironinë e shumtë në rrjet, Naçi përgjigjet:

“Me 57 mije pelqime, me 760 mije shikime dhe 4 mije komente me mire te kisha hapur parti politike se dyqan syzesh, pak shaka per ta nisur diten me buzeqeshje! Zoti ju begatofte. Amin”.

Artikulli i mëparshëm13 fakte marramendëse për ekonominë e Rusisë
Artikulli i radhës“Zgjidhja për Covidin nuk është vaksina”, Hetem Ramadani tregon si “shëroi” Donald Trump dhe “konkurron” Kryemadhin për kurën ndaj Covid