
Kryeministri Edi Rama ka dy ditë që sulmon të rinjtë që po protestojnë.
Një ditë më parë i quajti lukuni halabakësh, sot tha se janë terroristë të Boko Haramit.
Në të dy rastet, Rama thotë se në protesta po dalin fëmijët. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Genc Sejkos, njeriut të memeve që ka iniciuar protestat.
“Burrin dy metra të gjatë, që ka shtatë vjet që terrorizon burra e gra, po e marrin me shpulla kalamajtë,” shkruan ai.
