
Legjenda e Italisë, Paolo Rossi u përcoll për në banesën e fundit mes lotëve.
Kampionët e Botës me Italinë e vitit 1982, Tardelli, Cabrini, Altobelli, Collovati, Oriali, Antognoni, ishin ata mbanin në krah arkivolin e shokut të tyre. “Paolo, Paolo …” ishte kori që u dëgjua jashtë Katedrales së Viçenzas.
Edhe pse vetëm 250 njerëz mund t’i jepnin lamtumirën e fundit Pablitos (shkaku i Covid-19), miliona italian të tjerë me zemër do të donin të ishin prezent në varrim, për të nderuar për herë të fundit njeriun që i solli në shtëpi Kupën e Botës në vitin 1982.
Gjithashtu të pranishëm ishin Bruno Conti, Paolo Maldini, Roberto Baggio, presidenti i Figc Gravina, midis kurorave të luleve ishte edhe ajo e Uefa-s.
Paolo Rossi u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë.

