Gjykata e Tiranës liron tre të arrestuarit e parë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës

0

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për tre të arrestuarit e parë në protestën e 9 dhjetorit, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Protestuesit e arrestuar Altin Koçin Robert Poshnjarin dhe Vilson Kulemanin, janë akuzuar për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestës së datës 9 dhjetor.

Prokuroria në kërkesën e saj më parë kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për dy nga të ndaluarit dhe arrest shtëpie për tjetrin.

Artikulli i mëparshëmDhunimi i gazetarit, Meta thirrje prokurorisë: Të reagojë menjëherë! (Ftesa që u bën organizatave ndërkombëtare)
Artikulli i radhësNë Kosovë nuk pyesin më për Covid. Shihni çfarë ndodh në Brezovicë