
Një i ri është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policët civilë përpara nisjes së protestës së sotme, e katërta e mbajtur në vend pas vrasjes së Klodian Rashës. I riu, i cili thotë se quhet Mexhit Kastrati, shprehet se nuk ka bërë asgjë dhe shoqërimi i tij po bëhet pa asnjë arsye. Ai ka kërkuar ndihmë në momentin që civilët e shoqëronin, pasi sipas tij ky veprim ishte i padrejtë.
Sot ka nisur protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës, ku pas largimit të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, kërkohet edhe largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
