Një ditë më parë, Luana Vjollca iu drejtua ndjekësve të saj me një pyetje nëse i kishte marrë malli për ta parë atë brune.
Si duket moderatorja nuk ka pritur shumë gjatë dhe ka vendosury të ndryshojë look duke i kthyer flokët në ngjyrë çokollatë.
Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, krahas së cilës ka shkruar:
”“Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës?”
Komplimentet nga fansat kanë qenë të shumta, por ka patur dhe nga ata qëe i kanë kërkuar të kthehet sërish bjonde.
“Okej po Luaneshën bjonde sërish nuk e ndërroj.”, “Më bukur bjonde”, janë disa nga komentet e ndjekësve. Kujtojmë që projekti më i fundit mban titullin “Locos”, një bashkëpunim me artistin latin Jay Santos, ndërkohë që ka paralajmëruar se po punon për të sjellë një tjetër hit.