Moderatorja e njohur, Kiara Tito, vendosi mbrëmjen e djeshme që t’ua realizonte dëshirat ndjekësve të saj. Ajo u dha atyre mundësinë që të kërkonin një Foto të caktuar të moderatores.
“Show me a picture of” është kthyer në trendin më të ri të “Instagram”-it, prandaj edhe Kiara vendosi ta provonte.
Një nga ndjekësit, i kërkoi të publikonte një foto të realizuar në vitin 2012, pra bëhet fjalë për tetë vite më parë. Tito postoi një foto të realizuar në plazh, ku shfaqet e veshur me bikini, krahas së cilës shkruante “Me filtra shumë”.
Përveç kësaj, Kiara publikoi edhe një foto të shkrepur gjatë kohës kur ishte e infektuar me Covid-19.
Kujtojmë se moderatorja zbuloi se ishte prekur nga virusi një javë më parë. Ajo tregoi se e kishte kaluar lehtë teksa kishte qëndruar e izoluar në shtëpi.