Të dhëna zhgënjyese/ Si po ecën puna me ilaçet e Covid?

    0
    Të dhëna zhgënjyese/ Si po ecën puna me ilaçet e Covid?

    Deri më tani, tre vaksina janë miratuar për përdorim në botën perëndimore kundër koronavirusit të ri. Së fundmi, Britania u bë i pari vend që miratoi përdorimin e vaksinës së Universitetit të Oksfordit.

    Por si po ecën puna me ilaçet për trajtimin e Covid-19?

    Virologia e njohur gjermane, Sandra Ciesek jep një panoramë të zymtë. Ajo thotë se nuk pritet ndonjë arritje e madhe në vitin 2021 sa u përket ilaçeve që trajtojën sëmundjen. Sipas saj, nuk pritet ndonjë ilaç mrekullie.

    “Personalisht mendoj se nuk do të ketë ndonjë arritje të madhe. Nuk do të ketë një ilaç që e merr në fillim të sëmundjes dhe ju pengon që të sëmureni rëndë. Nuk besoj se kjo do të arrihet vitin që vjen”, tha ajo.

    Megjithatë puna për ilaçet do të vazhdojë. Por të gjithë të dhënat deri më tani janë zhgënjyese.

    Virologia pret që situata e pandemisë të përmirësohet në vitin 2021, falë vaksinimit.

    Ajo paralajmëron megjithatë se vaksina nuk është zgjidhja e artë për problemin. Ciesek thotë se pret një rënie të vdekshmërisë andej nga marsi.

    Deri atëherë, kufizimet dhe masat e higjienës janë arma më e fortë.

    Artikulli i mëparshëm‘Anonim Të Lutem’ dhe anonimët e paguar
    Artikulli i radhësDenoncoi keqmenaxhimin e pandemisë/ Shkarkohet mjeku ‘rebel’