Digjet banesa në Vlorë, plagosen dy personat me aftësi të veçanta që ishin brenda saj

0

Dy persona, me aftësi të veçanta, Agron Hazizaj dhe Halo Hazizaj kanë mbetur të lënduar si pasojë e flakëve që pushtuan banesën e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Tërbac të Vlorës.

Të dy anëtarët e familjes Hazizaj, kishin ndezur oxhakun për tu ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë të gjithë shtëpinë. Për pasojë, e gjithë banesa u shkrumbua nga zjarri dhe të dy personat me aftësi të veçanta u plagosën.

Agron Hazizaj dhe Halo Hazizaj janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por, tashmë, ata janë pa shtëpi dhe në qiell të hapur.

Artikulli i mëparshëmBIRN: Shqipërisë i duhen së paku 2 mln doza vaksinë
Artikulli i radhësMungesa e vaksinës: A mund të shtyhet doza e dytë?