A po heton SPAK “peshq të mëdhenj”? Arben Kraja paralajmëron goditje të mëdha

0
A po heton SPAK “peshq të mëdhenj”? Arben Kraja

Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se Struktura e Prokurorisë së Posaçme ka qenë pjesë e grupit të punës që ka propozuar ndryshime në reformën e drejtësisë. Ai tha se bëhet fjalë për ndërhyrje për kompetencat mbi hetimin e korrupsionit të nivelit të ulët që të hiqet si pjesë e hetimeve të SPAK.

I pyetur nga gazetari Eni Ferhati nëse SPAK po heton “peshq të mëdhenj”, Kraja u tregua hermetik duke thënë se për të çdo person që shkel ligjin nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

“Gjatë vitit të kaluar kemi hetuar mbi 500 procedime penale. Koncepti i peshqve të mëdhenj apo të vegjël është koncept figurative nuk është koncept ligjor. Parimi jonë i punës është që ata që shkelin ligjin duhen ndëshkuar dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

Muajin e fundit janë dhënë vendime dënimi për 30 apo 40 të pandehur nga gjykata, me vendime konfiskimi që shkon deri në 300 mijë metra katrorë tokë që i kthehen shteti apo deri në 5 milionë euro që i kthehen shtetit në administrim. Padyshim që do të ketë më shumë në të ardhmen”, deklaroi Kraja për Euronews Albania.

Artikulli i mëparshëmPolicia e Kapitolit bën paralajmërimin e frikshëm/ Kemi informacione se një grup paraushtarak të enjten do të…
Artikulli i radhësLufta ndaj COVID, mjeku i njohur paralajmëron: Vaksinën duhet ta bëjë e gjithë popullata, ja rastet kur virusi shfaq shenja klinike shumë më të forta!