India i bën thirrje OPEC të lehtësojë shkurtimet dhe të ndalë rritjen e mëtejshme të çmimeve të naftës. Bursa për datën 3 Mars 2021

0

India i ka drejtuar sot një thirrje koalicionit OPEC + për të rritur prodhimin duke filluar nga muaji prill, duke ju lënë të kuptohet se importuesi i tretë më i madh i naftës në botë nuk është i kënaqur me çmimet e naftës gjatë këtij fillim viti.

Grupi OPEC + do të takohet nesër për të diskutuar se si të veprojë me menaxhimin kolektiv të furnizimit me naftë duke nisur nga prilli, me pritshmëri drejt lehtësimit të shkurtimeve, të paktën në një formë.

India, e cila mbështetet në importe për rreth 80 përqind të konsumit të saj të naftës, tashmë ka shprehur, për të disatën herë këtë vit pakënaqësinë e saj me mënyrën sesi grupi OPEC + po kërkon të shtrëngojë tregun, gjë që çon në rritjen e çmimit të naftës.

Në janar, India kritikoi OPEC për krijim konfuzioni lidhur me vendimet e grupin në lidhje me furnizimin me naftë. Grupi OPEC + kishte vendosur që në thelb të mbajë nivelin e prodhimit të janarit edhe në shkurt e mars, me përjashtim të lejimit të rritjeve të vogla për Rusinë dhe Kazakistanin, por Arabia Saudite gjithashtu njoftoi në mënyrë të njëanshme një shkurtim prej 1 milion bpd mbi kuotën e saj në shkurt dhe mars.

Muajin e kaluar, Ministri i Naftës në Indi Dharmendra Pradhan paralajmëroi se çmimet e larta të naftës do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike globale duke dhënë sinjalin se vendi i tij – një nga konsumatorët më të mëdhenj në botë të naftës – është i pakënaqur me drejtimin se ku po shkojnë çmimet e arit të zi.

Bursa për datën 3 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA598.00+ 3.75
DIESEL513.50+ 2.75
BRENT64.56+ 0.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmLufta ndaj COVID, mjeku i njohur paralajmëron: Vaksinën duhet ta bëjë e gjithë popullata, ja rastet kur virusi shfaq shenja klinike shumë më të forta!
Artikulli i radhës“Ngrije fundin dhe hapi këmbët”/ Bieta ngelet pa fjalë në emisionin e Top Channel