Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë botën?

0
Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë

Në të gjithë botën ka shumë mënyra të dallueshme të gatimeve për të shijuar festën e Pashkëve që përfshijnë përbërësit lokalë dhe traditat unike kulturore. Për krijuesen e blogut italian të ushqimit “Divina Cucina”, Judy Witts Francini italianët bëjnë gjithçka në këtë festë.

Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë

Ajo është nga Kalifornia por ka jetuar në Firence dhe Toskanë për dekada dhe thotë se dreka e Pashkëve fillon me një shumëllojshmëri antipastash, ku pjata e parë që quhet edhe torta e Pashkëve përbëhet nga 33 shtresa brumi për të simbolizuar 33 vitet e jetës së Krishtit.

Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë

E dyta përfshin mish qengji të pjekur, artiçokë të skuqura, bizele me panceta dhe patate të pjekura. Ëmbëlsira është vezë çokollate (e cila mund të jetë e gjatë deri në 3 metra e gjatë) me një dhuratë brenda dhe një tortë në formë pëllumbi, të quajtur colomba.

Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë

Vendet e tjera kanë pak a shumë një qasje të ngjashme, por disa pjata me të vërtetë dallohen. Ne po ju sjellim vetëm pesë vende.

Në Meksikë për Pashkë gatuhet “Capirotada”, një ëmbëlsirë që është e ngjashme me pudingun e bukës, me shurup dhe e shtresuar mes arrave, djathit dhe frutave.

Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë

Në Poloni, pjata që zë vendin kryesor për Pashkë është “?urek”. Është një supë e thartuar kremoze dhe e tymosur e bërë nga mielli i thekrës. Kjo supë shpesh shërbehet me një vezë të zier dhe suxhuk, dhe pastaj zbukurohet me erëza djegëse.

Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë

Kuzhina në Singapor është me të vërtetë një përzierje kulturash: kineze, malajase, indiane dhe euroaziatike. Për festën e Pashkëve gatuhet biftek viçi “Beef Murtabak”. Murtabak viçi është një krep veze i mbështjellë rreth mishit të bluar. Mishi i viçit është marinuar në pluhur kerri, pastaj gatuhet me një qepë, hudhra dhe erëza kanellë dhe arrëmyshk. Pjata shërbehet me limon jeshil të freskët dhe salcë djegëse.

Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë

Në Nigeri për Pashkë gatuhet oriz nigerian “Jollof”, me bazë domate, që ka origjinën në Senegal dhe u përhap në vendet e Afrikës Perëndimore. Është pikante dhe e shijshme. Jollof përmban oriz kokërrgjatë dhe pluhur kerri në stilin nigerian për erëza dhe ka shumë mënyra për ta gatuar përfshirë mishi, erëza, qepë dhe perime.

Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë
Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë
Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë
Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë
Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë
Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë
Çfarë gatuhet për Pashkë në të gjithë
Artikulli i mëparshëmGjyqi 110 mln euro për Becchettin/ Arben Malaj flet pa doreza: Të arrestohet urgjentisht përgjegjësi…
Artikulli i radhësSi do reagoje po të të propozonte Greg Rama? Vajza e ish-deputetes befason me përgjigjen që dha…