Zgjedhjet e 25 Prillit në shkelje të Kushtetutës/ Kolegji Zgjedhor i heq qytetarëve shqiptar të drejtën të zgjedhin kandidatët që duan

0

Në orët e vona të pasdites së sotme, Kolegji Zgjedhor i përbërë nga gjyqtarët Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Medja, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka kanë kryer një “atentat” kushtetues, i cili rrezikon legjitimitetin e procesit zgjedhor të 25 prillit, duke cënuar rëndë një nga themelet e demokracisë që është “e drejta për të zgjedhur”.

Pas aktit të paprecedentë të ndërmarr nga KAS ditën e djeshme, ku qytetarët detyrohen të zgjedhin “numra” dhe jo emra për ti përfaqësuar në kuvend, Kolegji Zgjedhor vendosi ditën e sotme të lej në fuqi këtë vendim duke i çuar qytetarët shqiptar të votojnë me sy të mbylla në 25 prill.

Rastësisht, por me qëllim, paraditen e sotme u qarkullua me shpejtësi në media një lajm se kompania sllovene që printon fletët e votimit prej vitesh për llogari të shtetit shqiptar, ka vështirësi dhe e konsideronte të pamundur të shtypte brenda afatit fletët e votimit me emra kandidatësh.

Pas këtij lajmi, presioni i socialistëve ndaj Kolegjit Zgjedhor ishte se “gjyqtarët” e sipërpërmendur kishin në dorë fatin e zgjedhjeve, pra ose vendosin atë që kërkon me ngulm PS-ja, fletën me numra dhe zgjedhjet të zhvilloheshin rregullisht ose të vendosnin siç ligji e parashikon në frymën e tij se qytetarët duhet të jenë të lirë të zgjedhin kandidatin që duan, duke përfshirë emrat e kandidatëve në fletën e votimit, por zgjedhjet në këtë rast sipas përfaqësuesit të PS nuk do zhvilloheshin, sepse fletët nuk do të prodhoheshin në kohë.

Mënyra sesi këta gjyqtarë vendosën haptazi, për zhvillimin e zgjedhjeve të tipit “enverist” është e turpshme, por mbi të gjitha e paligjshme.

Data katër prill do të shënjojë tashmë, ditën kur gjyqtarët Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka çuan një hap më pranë instalimin e një rregjimi hibrid antiligjor dhe antishqiptar.

Artikulli i mëparshëmVjosa Osmanit zgjidhet presidente e Kosovës/ Parlamenti shpërthen në duartrokitje ende pa u mbyllur numërimi
Artikulli i radhës“Kumbari i Shkodrës” ekzekutohet të dielën e Pashkës/ Ja kush ishte Bardhok Planaj