Bota në alarm! SHBA intercepton raketën kineze të dalë nga kontrolli/ Ekspertët të panikosur: Mund të bjerë mbi zona të banuara

0
Bota në alarm/ SHBA i vihet pas raketës hapësinore kineze të

Dalja nga kontrolli e raketës ”Long March 5B”, që i përket Kinës, ka vënë në alarm botën. Komanda e Forcës Hapësinore të SHBA-së njoftoi se po ndjek itinerarin e një raketë hapësinore që i përket Kinës, e cila ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në sipërfaqen e Tokës në fundjavë.

Mice Howard, një nga zëdhënësit e Pentagonit tha se presin që raketa të ulet në sipërfaqen e Tokës më 8 maj dhe se itinerari i raketës po ndiqet nga Forcat Hapësinore të SHBA-së.

Ai theksoi se aktualisht nuk e dinë se ku do të bien saktësisht mbetjet e raketës dhe se kjo mund të parashikohet disa orë përpara se raketa të ulet në tokë.Kina javën e kaluar përdori këtë raketë me qëllim për të lëshuar pjesët e stacioneve të saj hapësinore.

Pas daljes së raketës nga kontrolli disa nga pjesët u dogjën, ndërkohë ka shqetësime se disa nga pjesët e raketës 22 tonëshe mund të bjerë mbi vendbanime.

Artikulli i mëparshëmEmisioni investigativ zbulon pasurinë e vajzës së ish-kryeministrit/ Ja si i ka sistemuar shifrat Argita Malltezi
Artikulli i radhësA është krisur marrëdhënia mes Bashës dhe Kryemadhit?