I intubuar te “Shefqet Ndroqi”, aktori Gulielm Radoja në gjendje të rëndë

0

Aktori i njohur Gulielm Radoja po lufton me vdekjen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19. Mbrëmjen e së hënës ai është transportuar në gjendje të intubuar nga spitali i Durrësit.

Para dy javësh ai u shtrua në spitalin e Durrësit, ku po trajtohej për virusin. Sipas mjekëve të sanatoriumit, mushkëritë i ka të prekur në masën 100%.

Ata shprehen se gjendja shëndetësore është tepër e rëndë, kjo edhe për shkak të sëmundjeve kardiake nga të cilat vuan.

Gjatë trajtimit në Durrës, kolegë dhe miq i bënë apel shtetit, që aktori të dërgohej jashtë për një trajtim më të specializuar, por, gjendja e tij nuk e lejon këtë aktualisht. /ABC

Artikulli i mëparshëmINSTAT “zbulon” si u ndikua tregu i punës nga pandemia; 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes
Artikulli i radhësGripi është zhdukur në të gjithë botën gjatë pandemisë së Covid-19