Një mungesë e madhe është vërejtur mes publikut dhe moderatorit të njohur, Ledion Liço. Duket se diçka e re po vjen, ka qenë Lori Hoxha në fakt që e ka nxjerrë, por ende nuk dihet se për çfarë.
Në InstaStory, Lori ka ndarë një foto të kunatit ku tregon se po bëhen gati për të xhiruar diçka, por s’na e ka treguar se çfarë është, duke na lënë kuriozë.
Në fakt, Ledioni e ndihmon gjithmonë Lorin me videot e saj në Youtube, ndaj një video e re në kanalin e Lorit nuk përjashtohet si mundësi.
“Zoti producent është gati”, shkruan Lori, mbi foton e Ledionit, në ambiente pune.
Kujtojmë se Ledioni ishte një nga figurat më të pëlqyera në vend, pasi ka prezantuar shumë programe në Top Channel. Ai është i martuar me vajzën e ish- pronarit të Top Channel, Sara Hoxha. Çifti ka dy djem.