Pacientët alergjike kanë qenë ata me më fat në këtë situatë epidemie të covid 19. Mjeku alergolog Mehmet Hoxha shpjegon se pacientë alergjike edhe ata pak që janë prekur e kanë kaluar në formë fare të lehtë.
Me ardhjen e pranverës shtohet prania e poleneve në ajër çka e vështirëson gjendjen shëndetësore të personave alergjike.
Por prania edhe e virusit covdi 19 i ka panikuar edhe më shumë pacientët kronikë me alergji pasi druajnë se mund të kenë rënë në kontakt po cilat janë simptomat që e dallojnë alergjinë nga sëmundja që shkakton covid 19.
Edhe studimet ndërkombëtare konfirmojnë se personat alergjike si ndaj poleneve apo produkteve ushqimore të ndryshme kanë qenë me pak të prekur nga virusi i covid 19.