Janë publikuar disa video “Tik Toku” të reja të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Në video, gjyqtarja reklamon veshjet e saj duke bërë paradë në hyrjen e ashensorit apo në makinënë e saj me kengët ‘Pa mu’, ‘Lot’, ‘Pate’ dhe këngën latine ‘Relacion’.
Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”.