
Për të katërtën ditë me rradhë është mbajtur në plazhin e Ranës së Hedhun festivali Unum, me praninë e Dj-ve të famshëm nga gjithë bota. Mijëra të rinj kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt zonë për tu argëtuar në festivalin i cili zgjat 24 orë për plotë 5 ditë pa u ndalur.
E pikërisht këtu qëndron dhe problemi! Mbajtja e këtij festivali padyshim që nuk është një zhvillim negativ, sepse vendi ynë ka nevojë të padiskutueshme për krijimin e atraksioneve për të tërhequr turistët e huaj por edhe ata vendas që të pushojnë në bregdetin shqiptar.
Skandali qëndron te fakti, së ndërkohë që Komiteti Teknik i Ekspertëve javën e kaluar vendosi një kufizim orar të pakuptueshëm, muzika në vend lejohet deri në orën 22:00, dhe grumbullimet në vendet e hapura do të lejohen deri në 50 persona, nga 10 që ishtë ky numër përgjatë gjithë vitit 2020. Këto kufizime në Shqipëri godasin në mënyrë direkte bizneset HORECA (Hotel – Restorant – Katering), duke i penalizuar me gjoba milionëshe në rast se zhvillojnë aktivitete në ambjentet e bizneseve të tyre.
Qeveria me anë të “ekspertëve” vazhdon tashmë për të dytin vit ti shtyjë drejt falimentit bizneset që e lidhin aktivitetin e tyre me muzikën dhe organizimin e ceremonive masive në ambjentet e tyre, kjo ndodh në kontrast me Festivalin Unun për të cilin ekspertë të tipit Brataj po heshtin, pavarësisht se një festival me 10 mijë pjesëmarrës, sipas vetë këtij përsonazhi “qesharak” patjetër që supozohet të jetë më i rrezikshëm se një dasëm më 200 pjesëmarrës.
Nga ana e organeve shtetërore është thënë se të gjithë pjesëmarrësit do ti nënshtrohen testeve të shpejta, por në realitet nuk është kryer as edhe një test i vetëm, as i shpejtë dhe as i ngadaltë!
