Zbulohet e ardhmja e Lionel Messi-t, a do të largohet nga Barcelona?

0
Zbulohet e ardhmja e Lionel Messi-t, a do të largohet nga Barcelona?

Lionel Messi vendos për të ardhmnen.

Rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

Artikulli i mëparshëmSHBA shpall vendimin e papritur: Me këtë shtet të Ballkanit hiqen vizat amerikane
Artikulli i radhësLajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike